“Dashuria s’mjafton”, është ky filmi i dytë i Drilon Hoxhës, ku aksioni, drama, romanca, ndërthuren për të sjellë realitetin e shoqërisë sonë artistikisht. Në premierën e filmit, morën pjesë kasti i aktorëve dhe shumë të ftuar, të cilët ndoqën edhe filmin, dhe duartrokisnin shumicën e kohës. Klark Morina luan rolin e aktorit protagonist kur ka qenë i vogël.

Regjisori Drilon Hoxha thotë se skenat e filmit janë xhiruar në vende të ndryshme të Botës përgjatë dy viteve që nga ideimi e deri te prodhimi dhe finalizimi i tij.


Kadri Morina gjithashtu ka qenë një mbështetje e madhe për këtë projekt, pasi jo vetëm e ka financuar, por ka qenë shtysë, i frymëzuar nga arti në tërësi. Dashuria s’mjafton po shfaqet në kinematë e Tiranës.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb