Kemi dëgjuar shpesh se si një familje apo dashuri “sikur në përralla” është prishur për shkak të problemeve financiare, e gjithsesi kemi dëgjuar edhe raste kur dashuria është shitur për para. E nga këto gjithmonë kemi përfunduar me të njëjtën pyetje: vërtetë është kaq e vështirë të gjendet “mesi i artë”?
a)Dashuria e vërtetë vjen një herë në jetë. E atëherë kur vjen, ne e dimë se ajo është ajo dashuria për të cilën shkruhen novela e bëhen filma.
b)Sa më shumë karrierë që bëjmë, sa më shumë të arritura që kemi, dëshira për sukses do të rritet dhe për ta kompletuar suksesin gjithmonë duhet pasur përkrah suportuese. Kur dashuria përkrahë karrierën, atëherë ky është suksesi i vërtetë. “Më mirë pse e bëra” se sa “Pse s’e bëra”. Edhe pse kjo thënie u shkon më shumë për shtat dilemave më pak të ngushta në garën mes arsyes dhe ndjenjës, përsëri nuk do të ketë mundësi që një ditë gjatë jetës sonë të ndalemi dhe të mendojmë se a e kemi marrë vendimin e duhur dhe të reflektojmë mbi atë se “Si do të ishte sikur të vendosja ndryshe?”. Për të marrë një vendim të këtillë, të vendosësh logjikën mbi ndjenjën, në fillim duhet ta njohim veten, personin që jemi. E Bukovski e ka thënë më së bukuri: “Gjej çfarë dashuron dhe lëre të të vrasë”! Pra, kur njëherë kemi vendosur që diçka mund të na “vrasë”, atëherë padyshim se nëse ia ka vlejtur atëbotë, ia vlen përsëri, e përsëri, e përsëri… Ndërsa në tabelën imagjinare me pro dhe kundër, në kuptimin afatgjatë zakonisht besohet të fitojë dashuria, pra edhe kur i zgjedhim të dyja e që është gjëja më e mençur për të bërë, vjen një moment në jetë kur karriera do të “pauzojë” te femrat, për shkak të bebes, por siç dihet asgjë nuk krahasohet me këtë dashuri, pra të nënës për fëmijën. Andaj nuk duhet tërhequr paralele mes këtyre dyjave në këtë kontekst! “I duhuri” gjithmonë do i përkrahë vendimet tona, qoftë edhe nëse duhet sakrifikuar për to. Tek e fundit çiftet gjithmonë duhet ta takojnë njëri-tjetrin në mes të rrugës, pra është reciproke! Kur në çift prioriteti i njërit nuk bëhet prioritet i tjetrit dhe anasjelltas, kjo lidhje lë për të dëshiruar. Prandaj t’i njohim prioritetet tona dhe t’i bëjmë të qarta në fillim dhe do të vijmë në përfundimin: “Dashuria nuk na e siguron jetesën, por as karriera nuk zgjohet në mëngjes të na puthë, apo me mbishkrimin ‘të dua’ pranë kafesë së mëngjesit, aq më tepër kur një ditë pas shumë vitesh do të zgjohemi pa fuqi për të ‘karrierizuar’ e me shumë nevojë për të dashur e për t’u dashur. E nëse vërtetë mendoni që duhet të zgjidhni mes njërës apo tjetrës, vendosni sikur ky të jetë vendimi i fundit që merrni dhe sikur nuk do të ketë kthim prapa. Nëse vendimi bëhet aq i vështirë kur vjen të zgjidhi mes dashurisë dhe karrierës, zgjidh dashurinë. Më mirë një romantik i pashpresë me kujtime të lumtura, se sa një i varur nga puna, por pa jetë sociale e me shumë para.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: