Është një thesar i vogël për të cilin shumë pak njerëz kishin dijeni. Janë 12 pamje (me ngjyra dhe bardhë e zi) që ishin bërë gjatë albumit zyrtar të dasmës së Princit Carlo dhe Diana Spencer. 34 vjet më parë pikërisht në 29 korrik 1981, Henrietta Gordon Cumming, asistentja e fotografit Lord Patrick Licfield, e afërmja e familjes mbretërore, i kishte realizuar këto foto, sot ajo ka vendosur të hapë koleksionin e saj personal.

Fotot do të jenë pjesë e një ankandi në Boston në 24 shtator dhe janë realizuar pas ceremonisë në Katedralen e St.Paul, gjatë pritjes në Buckingam Palace. Në foto janë Diana me fustanin e nuses dhe me pjesëtarët e tjerë të familjes, mes tyre mbretëresha Elisabetta, princi Carlo, princesha Ana, princesha Margaret dhe princi Andrew.

‘Këto foto i stampova personalisht bardhë e zi në një dhomë të errët të Aubrey Walk. Nuk ishin pjesë e albumit të Lichfield dhe vetëm shumë pak persona kanë pasur mundësi ti shohin’ thotë Henrietta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb