“Prestige” Resort është jo vetëm mjedisi ku mund te çlodhesh e të kalosh ditë të bukura vere. Pozicioni i këtij resorti, pranë detit dhe në mes të pishave shumëvjeçare e bën të lakmueshëm edhe për ata që festojnë ditët më të rëndësishme të jetës së tyre. Dasmat dhe eventet familjare bëhen të paharrueshme në ambientet e “Prestige” Resort.
Me sharm dhe komoditet të rrallë ky resort i ndërtuar në plazhin e Malit të Robit në Golem, vjen me pafundësi zgjedhjesh, me cilësi të lartë shërbimi për të kthyer ditën me të rëndësishme të jetës në një natë të magjishme dhe të paharrueshme.
Fundjavën e kaluar në “Prestige”, 2 çifte kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, me një ceremoni mjaft të bukur. Arredimi dhe dekorimi me shumë finesë i ambienteve të “Prestige Resort” i bëri dasmat krejt të veçanta dhe origjinale. Me përkujdesje në çdo detaj e sipas dëshirës, më sistem ndriçimi shumë ngjyrësh, pishina të zbukuruara të cilat kthejnë “Prestige” Resort, në ambientin ideal për të kremtuar çdo ditë të gëzuar. Dasmorët kanë shijuar bukurinë e natyrës që ofron deti dhe pishat, bukuri që arrin kulmin me perëndimin e mrekullueshëm.
Ushqimi cilësor i përgatitur nga mjeshtra të kuzhinës serviret për miqtë në tavolina të dekoruara me shumë kujdes duke shpërblyer më së miri besimin e klientëve. Kur dita kthehet serish, “Prestige” resort bëhet oazi i çlodhjes dhe argëtimit për qindra pushues që e kanë zgjedhur atë të kalojnë ditët e nxehta të verës.