KOSOVE


Në 21 shtator Afrona Dika dhe Blero do të kurorëzojnë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare në martesë. Pak ditë e ndajnë këngtëarin shqiptar dhe bukuroshen bionde nga momenti i shumëpritur dhe sigurisht që emocionet sa vijnë e shtohen për për ta.


Të gjitha detajet e fundit nga përgatitja e dasmës Afrona dhe Blero i kanë ndarë me teleshikuesit për emisionin “N’Kosovë Shoë”. Ata të dy kanë treguar se kanë shpenzuar shumë për dasmën dhe e vetmja gjë pa kosto janë këngëtarët, sepse kolegët do të këndojnë falas në dasmën e Bleros.


Pavarësisht se dasma është kryesorja çifti i njohur nuk kanë mundur t’ju shpëtojnë pyetjes se çfarë do të ndodhë pas dasmës së madhe.
Afrona ka treguar se pas martesës do të shpërngulet nga Zvicra për të jetuar në Kosovë pranë Bleros.

Këngëtari ka shtuar se është kujdesur vetë ai që t’i gjejë bashkëshortes një punë të re për t’i lehtësuar jetesën në Kosovë. “Po kujdesem që Afrona të ketë një punë kur të vijë në Kosovë. Do të ketë emisionin e saj në të ardhmen me fashion dhe make up”, është shprehur këngëtari.
(BalkanWeb)