TIRANE

Blero dhe Afrona të cilët shpesh komentohen në media për ndarje dhe bashkim kanë vendosur ta çojnë lidhjen e tyre një hap më tej.
Ata pak kohë më parë na treguan se do të martohen më 21 shtator 2019 tek Rana e Hedhun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dasma do të zhvillohet në një nga hotelet më të njohur të zonës. Organizimi i dasmës, me rreth 300 të ftuar i është besuar një kompanie në Shqipëri dhe gjithçka do të jetë e bardhë. Afrona do të veshë dy fustane nusërie. Ata kanë nisur nga përgatitjet, madje Afrona ka zgjedhur dhe vendin ku do të zhvillojë festën e beqarisë.

Afrona ka publikuar në ‘Instastory’, një foto nëpërmjet së cilës ka treguar se festa do të mbahet në ishullin e mrekulueshëm të Mikonos pas 5 muajsh. “Mezi po pres. Festa ime e beqarisë me vajzat e mia”, – ka shkruar ajo.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb