TIRANE – Marsela Çibukaj spikati në ‘The Voice of Albania’, ku u rendit ndër më të mirët. Këngëtarja shqiptare mori pjesë gjithashtu në ‘The Voice Italy’, e që prej asaj kohe ka nisur karrierën duke realizuar edhe disa klipe muzikore.

Gjatë një intervistë për ‘Talk Talk’, në revista ‘Class’ ajo ka folur për herë të parë për personin e rëndësishëm në jetën e saj. “Më pëlqen që ‘Mirëmëngjesin’ të ma thotë ai. Është një person që më bën të lumtur”, – ka treguar Marsela.

Ndërsa pyetjes: ‘Çfarë profesioni ka ky person?’, i është përgjigjur e rezervuar përsëri. “Le të themi që jemi brenda fushës së artit”, -ka përfunduar fjalën ajo. Marsela zbuloi se në planet e saj dhe të djalit misterioz është edhe martesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: