KAVAJË

Në ditën kur shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes, miq, shokë, gazetarë dhe politikanë  kanë përcjell  urime zemre për këtë personalitet të shquar në fushën e letërsisë shqiptare.


Nga Kavaja, kreu i PD-së Lulzim Basha i përcolli urimet Kadaresë, ndërsa iu drejtua të pranishmëve duke iu sugjeruar për lexim veprën e tij “Pallati i Ëndrrave”. Kryedemokrati Basha nuk harroi të kritikonte edhe qeverisjen  e Edi Ramës, e cila siç u shpreh ai, po çon vendin drejt totalitarizmit përmes kontrollit të mendimeve.


“Sot është ditëlindja e Ismail Kadaresë dhe dua ta urojmë këtu të gjithë së bashku, një shkrimtar i cili u bë simbol i vokacionit perëndimor të vendit tonë në kohën kur vendi ishte me i izoluar se kurrë. Po kështu dua tu rekomandoj, për ata që nuk e kanë lexuar, një nga veprat e tij që për mua është një preferuarat, Pallatin e Ëndrrave.


Tek Pallati i Ëndrrave shpjegohet, sigurisht përmes metaforave të cilat u drejtohen Perandorisë Osmane por metafora është e qartë për shqipërinë totalitare të Enver Hoxhës, se pasi kishte kontrolluar gjithçka, Sulltani, Enveri, Edvini, do që të kontrollojë edhe ëndrrat e qytetarëve, Kryekadriu.

Kërkon të kontrollojë mendimet e tyre, votën e tyre, gjithçka. Dhe kjo është shkarja në totalitarizëm, në atë sistem që Kavaja e hodhi poshtë dhe hapi rrugën për rikthimin e demokracisë. Sot kjo që kemi është nëj fasadë demokracie.

Ndiheni ju që merrni vendime për jetën tuaj?! Ndiheni që kjo qeveri dhe ky parlament ju përfaqëson?! Ky është fundi i demokracisë.  Një maxhorancë kukull në duart e krimit, me një qeveri kukull në duar e oligarkëve. Një kryeministër që vetëm për të qeverisur nuk qeveris. Me 16 shkurt ne duhet ti japim fund demokracisë fasadë. Mos harroni me 16 shkurt ju jeni qeveria dhe qeveritarët janë qytetarë privatë para jush”, tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb