David Beckham është një galeri e vërtetë pikture. Trupin e ka të mbushur me tatuazhe nga më të ndryshmit, ku secili prej tyre paraqitet si art më vete.
Në daljen e tij të fundit publike, David u fotografia dhe në sy ra në veçanti një tatuazh i ri, koka e një kali në qafën e tij.

Ndërsa mediat nisën aludimet, e shoqja Victoria Beckham të dielën zbuloi tatuazhin e plotë të David.

Bëhet fjalë për kalë rrace që David ka bërë tatu në qafë, një punë e realizuar plot hijeshi.

David në fakt e ka vënë trupin në dispozicion të tatuazheve. Disa prej tyre ai ia kushton fëmijëve.
Kuptimi i kalit mbetet i paqartë, por Victoria është e apasiunuar pas garave dhe në fundjavë çifti gjithmonë merr kuaj për shëtitje.
Citimin ‘Buster’ sipër figurës së kalit, David ia ka kushtuar djalit të tij 17-vjecar, Brooklin, sepse sipas tij kjo është nofka me të cilin ai e thërret të birin.

Tatuazhet e David Beckham nisën që në vitin 1999, kur lindi djali i tij i parë dhe për të vijuar masivisht në vitin 2000 ku kulmoi me një engjëll në shpinë, që u bë tatuja e preferuar për shumë të rinj në mbarë botën.
Pa frikë mund të themi se gjithë historia e familjes Beckham ndodhet në trupin e ish-futbollistit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: