Davdi Beckham do i blejë gruas së tij Victoria një ishull privat në Karaibe si dhuratë për 20-vjetorin e takimit të tyre.

Pasi festoi 42-vjetorin e ditëlindjes më 2 maj, Beckham tani dëshiron që të festojë 20 vitet që ka kaluar së bashku me stilisten e famshme. Ata janë martuar në 4 korrik 1999.

Kompleksi mahnitës kushton 7 milionë pound. Ishulli është 250 hektarë me 4.65 milje plazh dhe ka një rezidencë të madhe ku përfshihen shtëpia e miqve dhe banesë për anëtarët e stafit ka rapotuar Daily Star.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb