David Beckham ndjen se i dhemb në shpirt për fëmijët e sëmurë me HIV në Afrikë, ndërsa të vegjlit gëzohen që kanë mes tyre kampionin e zemrës.

Beckham vizitoi fshatra të Sëaziland ku dhjetra e dhjetra fëmijë rezultojnë të lindur me HIV, pasi prindërit e tyre kanë qenë mbartës të virusit SIDA.
Anglezi i famshëm, 41-vjecar shprehet se; “me thyhet zemra teksa shoh fëmijët e vegjël që vuajnë. Jam, vetë baba, dhe kam fëmijë të këtyre moshave. Por jo vetëm kaq, anembanë Afrikës, ka miliona fëmijë, disa vuajnë nga uria, etja, sëmundje të ndryshme ngjitëse e disa nga lufta. Prania ime këtu është thjesht një dëshmi, se ata nuk janë harruar nga bota. Por duhet bërë më shumë”, thotë Beckham.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: