Ish-ylli i futbollit britanik, David Beckham deklaroi sot se do të votojë pro qëndrimit të Britanisë së Madhe (BM) në Bashkimin Evropian në referendumin e së enjtes, duke pohuar se “vetëm të bashkuar jemi të fortë”.

“Ne jetojmë në një botë dinamike dhe të lidhur ku, të bashkuar, si popuj, jemi të fortë. Për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve, duhet të përballemi me problemet e botës të bashkuar, jo vetëm”, theksoi ikona e futbollit anglez, 41 vjeç, në një komunikatë të bërë publike nga fushata “Britain Stronger In Europe”.

“Kam pasur privilegjin të luaj në Madrid, Milano dhe Paris me shokët e ekipit me origjinë nga gjithë Evropa dhe bota”, shtoi ish-mesfushori i Manchester United, duke përshëndetur pritjen që këto qytete të mëdha të Evropës i kanë rezervuar.

“Për të gjitha këto arsye, do të votoj për të qëndruar në BE”, përfundon Beckham ndërkohë që sondazhet parashikojnë një rezultat shumë të ngushtë në referendumin mbi Brexit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: