TURQI- Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se vendi i tij “ndan dhimbjen” me armenët, paraardhësit e të cilëve janë vrarë në Perandorinë Osmane, 100 vjet më parë. Davutoglu ka thënë se në Stamboll do të mbahet për herë të parë shërbimi përkujtimor për ta, në përvjetorin e 24 prillit.

Megjithatë, Turqia refuzon të njohë vrasjet masive të armenëve si gjenocid. Armenia thotë se 1.5 milion qytetarë të saj janë vrarë dhe dëbuar në vitin 1915. Turqia nuk e pranon termin gjenocid, duke thënë se ajo ka qenë luftë civile, me pasoja për  të dyja palët. Kjo çështje ka shkaktuar zemërim midis dy vendeve.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: