ELBASAN-“Në pushim të ndeshjes, u thashë që të vazhdonim të luanim normal, të mos ndryshonim asgjë. Dhe me lojtarët e futur në lojë krijuam më shumë raste, kështu erdhen dhe golat. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme, pavarësisht se Armenia nuk ka lojtarët më me emër në botë, por ka ekip të përgatitur. Sot krijuam shumë raste, dhe merituam ta fitonim këtë ndeshje.
Ndër të tjera tranjeri i kuqezinjëve tha se ndeshja vlejti dhe për të rregulluar ato gjëra që nuk funksionojnë në skuadër.
“Kjo ndeshje vlejti dhe për të parë ato gabime që duhet të rregullojmë ata gjëra që nuk funksionojmë. Në fillim isha në shumë ankth duke pasur parasysh se të gjithë donin fitoren, por duke parë egërsinë që patëm në pjesën e dytë, dhe ja dolëm”.

Por De Biasi ka shtuar se shumë do te varet nga vendimi i Keshillit te Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ne 17 prill. “ Nese Kas do te na jape tre piket do te mund te jemi me afer kampionatit europian”, eshte shprehur tekniku De Biasi.

De Biasi eshte shprehur se sot shume prej lojtareve nuk ishin ne formen e tyre me te mire, por ai ka vleresuar impenjimin e tyre. Trajneri ka veçuar lojen e Mergim Mavrajt, qe “megjithëse ka pasur dëmtime dhe probleme të tjera familjare këte javë serish zhvilloi nje ndeshje te madhe duke treguar se ka nje zemer te madhe”.

 

De Biasi e ka cilesuar ndeshjen e sotme si nje takim qe ia vlen ta luash, duke theksuar se ne ndeshje si keto ia qe lojtaret te japin maksimumin.
Ai tha se, “sot isha ne kishe, por dola shpejt se nuk më lanë kamerat. Patem shumë shtylla dhe dukej se ishim pa fat. Jam shume i lumtur nga kjo ndeshje.sigurisht Armenia nuk ka emrin e Francës dhe Italisë por lojtarët treguan se e donin fitoren”.

“Per ne ishte primare fitorja, por duhet te rikarikojme bateritë për ndeshjet e ardhshme”, tha De Biasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: