Trajneri i përfaqësueses shqiptare Gianni De Biasi ka vijuar vëzhgimin e tij në skuadrat e Kategorisë superiore. Pas Tiranës ditën e sotme numri 1 i kuqezinjve ishte prezent në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Preze, për të ndjekur nga pranë seancën stërvitore të klubit të kuq. De Biazi është përshëndetur me stafin drejtues dhe të gjithë lojtarët. Në përfundim të seancës stërvitore italiani ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me portierin Alban Hoxha, ndërkohë që është informuar me detaje edhe në lidhje me gjendjen e dy kuqezinjve të tjerë Emiliano Vilës dhe Amir Rrahmanit.
Një ditë më parë pasi ndoqi nga pranë seancën stërvitore të Tiranës tekniku italian u shpreh: “Ndodhem këtu për vëzhguar mënyrën e te punuarit në skuadrat e kampionatit shqiptar. Gjithashtu për të parë gjendjen e disa lojtarëve që janë pjese e Kombëtares, por edhe të atyre që mund të bëhen pjese e skuadrës që unë drejtoj, në të ardhmen. Kjo është edhe një mënyre për të krijuar një marrëdhënie pune edhe me trajnerët e skuadrave që bëjnë pjesë në Superlige. Në ketë mënyre mund te marrim edhe informacione për disa lojtare që janë të grumbulluar në Kombetare”.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb