Ish-trajneri i Shqipërisë, Giani De Biasi nuk mund të mungonte në Mbrëmjen Gala “Më të mirët 2023”. Në një intervistë para pak minutash, De Biasi tha se kuqezinjtë e Sylvinhos do të kalojnë grupet e Europianit.
“Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Europian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve.
Pak xheloz për skuadrën aktuale? Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi.
Grupi? Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria” -Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)