Trajneri i Kombëtares, De Biazi u shfaq i nervozuar në intervistën që dha për Televizionin Publik Shqiptar, pas minuta pas humbjes së Shqipërinë 0-3 nga Izraeli në “Elbasan Arena”.

Ai është larguar me shpejtësi duke mos pritur të mbaronte intervista dhe veprimin e tij ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të gazetares së TVSH-së, Hygerta Sako, e cila ka kritikuar italianin për xhestin e tij.

“Pse De Biazi largohet në këtë mënyrë, pa thënë kurrë mirupafshim qoftë, edhe në gjuhën italiane. Pse ia bën këtë gjë gjithmonë Televizionit Publik Shqiptar që derdh lekë për ta transmetuar eksluzivisht”, ka thënë Hygerta Sako pas ikjes së De Biazit nga intervista live. Kjo është e disata herë që trajneri i Kombëtares Giani De Biazi, braktis intervistën, një veprim ky fyes në raport me median dhe publikun. Edhe pas humbjes me Spanjën, me sytë përtokë, i papërqendruar, ai foli pak për mikrofonin e TVSH duke thënë se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe pa përfunduar pyetjen, braktisi intervistën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb