Replika janë shënuar edhe pse në distancë mes trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi dhe një futbollisti që luan me Interin, Rei Manaj. Sipas De Biazit, Manaj e ka tepruar me mesazhe duke i kërkuar ta marrë në kombëtare.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, trajneri i Kombëtares Xhani de Biazi ka përshkruar edhe risitë që mund të pësojë skuadra e tij në fazën finale. “Unë patjetër që do të mund të ftoj lojtarë që e meritojnë dhe që do të shpërthejnë gjatë kësaj periudhe. Çdokush e ka pasur dhe e ka derën e hapur, për të dhënë kontributin e tij për këtë ekip. Ama, unë kurrsesi nuk mund të marr lojtarë si ai futbollisti i Interit. Rei Manaj është nga ata lojtarë që më dërgon mesazhe thuajse çdo fundjavë dhe më tregon se sa minuta ka qenë në fushë. Nuk mund të ftoj në ekip futbollistë që vetëm flasin. Më parë, duhet që të tregojnë diçka me skuadrat ku janë, për të merituar një vend në Kombëtare”, është shprehur De Biazi.

Por kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer shumë futbollistit Manaj.
Me një reagim në rrjetin social, Facebook vjen edhe reagimi i lojtarit i cili i quajti shpifje fjalër e De Biazit. Lushnjari thekson se asnjëherë nuk i ka dërguar sms për t’i treguar se sa është aktivizuar me Interin, ai thotë se në deklaratën e tij se nuk ka ndërmend t’i lëpihet askujt edhe pse dëshira e tij e vetme është të përfaqësojë një ditë ngjyrat kuqezi.

TRAJNERET E HUAJ IKIN E VIJNE, NE SHQIPTARET NGELEMI !!!
Artikujt qe jane perhapur nuk jan thjeshte se nje genjeshter me e madhe dhe qesharake!!! Personi per te cilin kam patur shume respekt, i cili ka then qe une jave per jave i kam derguar mesazhe per ti treguar minutat qe kam bere ne ndeshje ka genjyer! Kurre ne jete nuk i kam fituar gjerat duke “lepir ose lutur” dike , por me sinqeritet, djers edhe sakrifica pafund! Nese i madhi De Biasi thot qe i kam shkruajtur cdo fundjave athere eshte i lutur ti publikoi ato mesazhe … Eshte e vertete qe i kam shkruajtur 1 here pas ndeshjes me Serbin por deri ather nuk e kam patur numrin e tij te telefonit . Shkruaj kte mesazh sepse nuk dua tme vendosi kembet ne koke askush..sidomos duke u bazuar ne genjeshtra!! Un e dua me shume se veten kombin, shtetin tim edhe ngjyrat e flamurit me te bukur ne bote! Kam sakrifikuar shume per te arritur deri ktu sepse kjo eshte endrra ime, dua te perfaqesoj SHQIPERINE time edhe nuk lejoj askend tma prishi endrren!! Une jo domosdoshmerisht duhet te luaj per kombetaren por e kam enderr dhe deshire …e ndjej si detyrim per ti sherbyer ketyre ngjyrave!! Une nuk jam tradhtar dhe do jepja jeten per flamurin tim! I shkruaj keto gjera, sic thash edhe pak me siper, sepse vertete ndihem shume i ofenduar dhe i hidheruar….NUK KAM FJALE! Cdo gje e bej me zemer dhe qysh e ndjej ..por fytyren, zemren dhe dinjitetin tim nuk i shes.
Me respekt Rey Manaj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: