Deportivo Alaves ka marrë sot fitoren e dytë në “La Liga” dhe gjithashtu të dytën nën drejtimin e ish-trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi. Alaves ka mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Espanyol.

Goli që vulosi të gjithë takimin është shënuar në minutën e parë nga Christian Santos. Rrjeta e futbollistit 29-vjeçar nga Venezuela i ka mjaftuar ekipit të tij dhe teknikut italian për të koleksionuar një 3 pikësh me shumë vlera për luftën e mbijetesës.

Pas 11 javësh në “La Liga” Alaves renditet e 18-ta me 6 pikë, të gjitha të fituara me De Biazin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb