Mesfushori i Ajaksit të Amsterdamit, që ka nënshkruar një kontratë pak javë më parë me Barcelonën, Frenki De Jong, ka folur për gazetën katalanase “Sport”, për mundësinë reali të kalimit të shokut të tij Matijs De Ligt në Katalonjë në verë.

“Sinqerisht, kjo është një çështje që nuk më përket mua. Është De Ligt ai që duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe unë nuk dua të ndërhyj aspak që të ndikoj tek idetë e tij,” është shprehur De Jong, duke e lënë pikëpyetje të ardhmen katalanase të De Ligt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb