Spanja bëhet gati për të luajtur edhe sfidën e fundit në grup përballë ekipit të Sylvinhos, sonte në Dusseldorf, aty ku priten rreth 35 mijë zemra kuqezi, që do të përkrahin kuqezinj-të tanë, për të shpresuar në mrekullinë që e ka emrin “Kualifikim”.
Por si paraqitet atmosfera dhe gjendja e skuadrës së Spanjës në prag të sfidës me kombëtaren tonë?

Tek “La Roja”, gjendja paraqitet shumë e qetë. Spanja jo vetëm ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër, por ka siuruar edhe kreun e grupit B, pas dy fitoreve të arritura me Kroacinë dhe Italinë. Situata është shumë komode edhe për teknikun Luis de la Fuente, i cili nuk e fshehu faktin që do të kryejë rotacion total, në sfidën ndaj Shqipërisë, gjatë konferencës së zakonshme për shtyp, përpara sfidës me Shqipërinë.

“ Ndaj Shqipërisë, do të provojë të aktivizojë ata lojtarë, të cilët nuk kanë patur minuta në dispozicion deri më tani. Ne do t’i lejojmë të bëjnë pak pushim me shumë të drejtë, të gjithë futbollistëve tanë që e kanë merituar diçka të tillë”, bëri të qartë teknku Luis de la Fuente, lidhur me zgjedhjet e formacionit që ai do të bëjë sonte.

Nga deklarata e teknikut, menjëherë mediat kanë hedhur edhe hipotezat e para, për formacionin që do të zbresë përballë Shqipërisë, i cili pritet të jetë ky: Në portë pritet të jetë nga minuta e parë portiere i Arsenalit Raya, në mbrojtje Navas, Vivian, Lapote dhe Grimaldo, në mesfushë pritet të startojnë Zubimendi dhe Merino, ndërsa përpara në mbështetje të sulmuesit të vetëm Joselu, pritet të jenë Oyarzabal, Dani Olmo dhe Ferran Torres.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: