Numri një i pankinës së Spanjës, de la Fuente iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të sfidës me Gjermaninë në Europian.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Mund të ishte dhe finalja e Europianit një përballje e tillë. Gjermania është mjaft e rrezikshme në minutat e para dhe ndaj duhet kujdes maksimal dhe t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë. Duhet të jemi vigjilent që në minutën e parë. Ne e njohim ekipin e tyre, por ne do të bëjmë punën tonë. Qëllimi ynë do të jetë të shfrytëzojmë momentet e tyre të dobësisë. Jemi jashtëzakonisht të përqendruar për këtë ndeshje”.

“Kroos? Ai është një lojtar i klasit botëror. Një ditë çdo futbollist e lë futbollin, por futbolli nuk i lë kurrë lojtarët si Kroos… Ai ka shumë talent. Kur futbollistët e kanë përballë një lojtar si ai ndihen në vështirësi.  Është mëkat që ai po tërhiqet, do të doja të vazhdoja ta shikoja atë duke luajtur” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb