Në Napoli askush nuk dëshiron të zgjohet, është koha për të shijuar këtë trofe që aq shumë i mungonte këtij qyteti, por presidenti De Laurentiis nuk dëshiron të ndalet këtu, tani premton edhe Champions League:

“Kur erdha këtu thashë që duhet 7 vite për të shkuar në Europë, më pas 10 vite për të fituar titullin në Serie A, ne thjesht e kemi përshpejtuar, tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta fitojmë sërish. Më pas është edhe Champions League. A do vijohet me Spalletti-n? Po, por më duhet t’i bëj një falënderim lojtarëve si Cavani, Higuanin, Lavezzi dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut ndër vite për të arritur te titulli”, u shpreh presidenti i Napolit.

Spalletti
Spalletti

Nuk arriti të mbante lotët Luciano Spalletti: “Të shoh napolitanët duke buzëqeshur është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Më dukej sikur kisha peshën e gjithë qytetit mbi supe, tani e di që shumë persona mund të kalojnë momentet e tyre të vështira duke menduar për këtë titull. Ishte një përgjegjësi e madhe dhe tani jam shumë i relaksuar”, u shpreh mes lotësh Spalletti.

Lojtari më i mirë i këtij viti, njeriu i cili vendosi jo pak mbi këtë titull është pa diskutim Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian nuk e fshehu gëzimin, por kur u pyet mbi të ardhmen e la pezull: :Jam shumë entuziast për veten, për skuadrën, për tifozët. Mezi pres të rikthehen në Napoli për tu përqafuar me tifozët. E ardhmja? Dua të shijoj këtë moment historik, nuk është kjo koha për të folur për të ardhmen”, u shpreh Osimhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb