Misioni është i vështirë, por jo i pamundur. Sot në mbrëmje Napoli do të jetë i impenjuar në ndeshjen e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës kundër Arsenalit, teksa do t’i duhet të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë. Për presidentin Aurelio De Laurentis, skuadra e tij mund t’ia dalë mbanë, ndërsa veç Napolit, ai gjen kohë të thumbojë dhe Juventusin për eliminimin nga Liga e Kampioneve.

“Arsenal na kapi në kundërsulm, mbase nuk ishim aq sa duhet të përqëndruar. Do të duhet më shumë gjithpërfshirje kësaj radhe dhe mund të kemi një surprizë të bukur për tifozët tanë. Juventusi? Kristiano nuk u shërbeu për të fituar Championsin. Është skuadra ajo që sjell fitoret. Shpresoj që vitin tjetër të ndryshojë rregulli i golit jashtë fushe,” përfundoi presidenti i Napolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb