Mino Raiola është bërë përsëri pengesë e Barçës dhe si gjithmonë kur agjenti holandez me origjinë italiane shfaqet në horizont përthehehet ‘ stuhi’ në zyrat e Camp Nou. Barça dhe Raiola tashmë kishin mospajtimet e tyre në rastet e lojtarëve të tjerë të përfaqësuar prej tij si rastet e Ibrahimovic, Verratit ose Pogba, por tani është shfaqur si pengesa kryesore për të marrë Matthijs de Ligt shkruan ‘AS’.

Lojtari është i qartë se dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën dhe ka vendosur ekipin Blaugrana në numrin një nga opsionet e tyre. Në fakt, ekziston një parim i marrëveshjes mes klubeve.  Mirpo problemi është Raiola. Agjenti i lojtarit ka kërkuar një shumë astronomike nga Barcelona, sipas burimeve.

Raiola mund të jenë pengesa më e rrezikshme për të arritur një përfundim të suksesshëm.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb