Po ndodh e pabesueshmja në Amsterdam. Totenhemi nga ekip i eliminuar, është rikthyer në lojë falë një dygolëshi të shpejtë të brazilianit Lukas Moura, që e ka çuar rezultatin e ndeshjes në 2-2 dhe tashmë londinezët janë një gol larg përmbysjes së madhe. Minutat e fundit premtojnë spektakël.
Ajaksi nuk i lë asgjë rastësisë. “Vogushët” e Ten Hagut kanë shënuar golin e dytë me anë të Zijek, që ka lë shënuar një të majtë të pakapshme për Loris, duke konkretizuar një zbritje të bukur.
Minuta e 36-të, Ajaks-Totenhem 2-0.
FORMACIONET
Ajaks: Onana; Mazraui, De Ligt, Blind, Taljafiko; Shëne, De Jong; Dolberg, Van de Bek, Zieh; Tadiç. Trajner: Erik ten Hag.
Totenhem: Loris, Tripier, Alderuajerld, Vertongen, Rouz, Sisoko, Uaniama, Ali, Eriksen, Moura, Son. Trajner: Mauricio Poccetino.