Juve-De Ligt është një nga ata tratativa që pritet të ketë një fund të lumtur. Pas shumë “ngacmimeve”, klubi bardhezi është në hapat e fundit për të zyrtarizuar këtë marrëveshje. Oferta e fundit e Juves, 70 milion euro, është pranuar nga drejtuesit e Ajax ndërsa për De Ligt parashikohet një super kontratë duke e shndërruar në futbollistin e dytë më të paguar në Serie A, sigurisht pas Ronaldos.

De Ligt
De Ligt

Holandezi pritet të përfitoj 12 milion euro neto në sezon, plus bonuse të ndryshe. De Ligt është shumë komod me kushtet që i ofron Juventus, mbi të gjithë kushtin e tij të panegociueshëm, të jetë titullar dhe protagonist. Barcelona dhe PSG me sa duket janë tërhequr nga kjo tratative duke qenë të vetëdijshëm se lojtari ka zgjedhur “Zonjën e Vjetër”. Një rol shumë përcaktues në këtë marrëveshje ka pasur dhe Mino Raiola, agjenti i tij. Një detaj që mbetet për tu përcaktuar ka të bëjë me klauzolën e largimit, drejtuesit e Juves dëshirojnë të vendosin menjëherë një klauzolë largimi prej 150 milion euro.

Adrien Rabiot
Adrien Rabiot

Jo vetëm De Ligt ka pranuar ofertën e Juves por sipas mediave italiane të mërkurën do të vij një tjetër “Po”. Adrien Rabiot ka pranuar kushtet e Zonjës dhe të mërkurën gjithçka do të bëhet zyrtare ndërsa firma do të hidhet më 1 korrik, datë në të cilën Rabiot lirohet përfundimisht nga kontrata me PSG. Rabiot është goditja e dytë me parametra zero pas Aaron Ramsey.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb