Nuk ka më asnjë dyshim, është thjeshtë çështje orësh që Matthijs De Ligt të zbarkoj në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të hedhur më pas firmën mbi kontratën e re. Juventus ka arritur të bind Ajax, madje kanë bllokuar dhe largimin e qendërmbrojtësit me skuadrën holandeze në Austri ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.

Corriere Dello Sport
Corriere Dello Sport

De Ligt pritet të zbres në Torino këtë fundjave për të nisur një aventure të re me “Zonjën e Vjetër”. Gjithçka është mbyllur mbi bazën e 75 milion eurove, përfshi këtu 5 milion bonus. Vetë De Ligt do të përfitoj 12 milion euro në sezon. Me De Ligt që tashmë është një çështje e mbyllur drejtuesit e klubit bardhezi do të fokusohen në objektive të tjerë, një opsion që po lind këtë ditë është dhe Dani Alvesh.

Dani Alvesh
Dani Alvesh

Mbrojtësi brazilian pas lamtumirës së tij nga PSG po i vetë ofrohet disa klubeve të rëndësishme. Pas Inter, agjentët e tij i kanë ofruar shërbimet e anësorit edhe Juventusit. Në Torino tashmë nuk janë më as Allegri e as Marotta, dy personazhe që sollën largimin e Dani Alvesh. Për Paratricin, Alvesh është një okazion i mirë pasi vjen me parametra zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb