Juventus e pret Matthij De Ligt nga momenti në moment, qendërmbrojtësi holandez do të zbarkoj këtë të hënë në Torino për t’iu nënshtruar të martën vizitave mjekësorë dhe më pas për të firmosur kontratën e re 5-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”. Ajax konfirmoi se De Ligt nuk ka udhëtuar me ekipin për në fazën përgatitore pasi është shumë pranë transferimit në një tjetër skuadër. Nuk ka më asnjë sekret edhe për sa i përket shifrave:

De Ligt
De Ligt

Ajax do të përfitoj 70 milion euro plus bonuse ndërsa De Ligt do të përfitoj 12 milion euro përfshi këtu dhe bonuset. Bardhezinjtë ishin në garë të vazhdueshme me Barcelonën pasi drejtuesit e klubi “blaugrana” besuan deri në fund se mund të bindin 19-vjeçarin. “Mundo Deportivo” shkruan se presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu kishte programuar edhe një vizitë në Amsterdam për të takuar personalisht De Ligt.

Josep Bartoemu
Josep Bartoemu

Talenti holandez ishte i gatshëm ta takonte por vetëm sipas kushteve të menaxherit të tij: Barcelona duhet të ofronte të njëjtën shumë sa Juventusi si për Ajax ashtu për vetë De Ligt por dhe komisionin prej 11 milion eurosh për Mino Raiola. Përballë këtyre kushteve, Bartomeu u tërhoq duke i hapur rrugë Juventusit. De Ligt dhe pse jo zyrtarisht mund të konsiderohet një futbollit i “Zonjës së Vjetër”, drejtuesit bardhezi kanë përgatitur prej kohësh paketën e transferimit të tij madje duke i vendosur dhe klauzolën e largimit, 150 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb