De Ligt, Pogba dhe Frederico Chiesa, janë këto tre pistat më të rëndësishme ku Fabio Paratici po punon me kohë të plotë për ti dhuruar Sarrit atë që kërkon nga merkato. Tre emra big, tre investime shumë të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë që merkato e Juves ka limite dhe është e përqendruar vetëm në këto 3 emra. Blerja e parë është realizuar prej kohësh, Aron Ramsey ndërsa Rabiot është çështje detajesh për tu finalizuar.

De Ligt
De Ligt

Në orët e fundit vëmendja është spostuar te De ligt, një marrëveshje e cila shkon në 70-75 milion euro për kartonin e holandezit dhe 12-15 milion euro pagë për kapitenin e Ajax. Me ardhjen e De Ligt, Sarri mund të vendos ekipin në skemën 4-3-3, çka do të thotë se për Cancelon nuk ka vend. Ne mesfushë me ardhjen e Rabiot, francezi pritet ti japë një dorë Pjanic, ndërsa Matuidi e Khedira mund të largohet në çdo moment.

Ronaldo Juventus
Ronaldo Juventus

Në sulm e vetmja gjë e sigurt është se Ronaldo do të bëjë rolin e pykës ndërsa Douglas Costa pëlqehet shumë nga Sarri, për të parashikohet një fanellë titullari, ndërsa në krahun tjetër mund të aktivizohet Bernardeschi por dhe Dybala e Ramsey.

Pogba
Pogba

Nëse në Torino zbarkon Pogba, Sarri mund të vendos skuadrën me skemën 4-3-1-2, në këtë skemë Bonucci rikthehet titullar ose mund të afrohet Benatia, ndërsa Pogba, Rabiot dhe Pjanic do të formonin mesfushën. Me këtë rreshtim, Sarri do të kishte nevojë edhe për një tjetër mesfushor, të gjithë rrugët të dërgojnë te Frederico Chiesa i cili vlerësohet me 60-70 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb