Maurizio Sarri ishte vetëm hapi i parë i një projekti që ka për synim të freskoj ekipin dhe mbi të gjithë të fitojnë më në fund Champions League. Brenda 24 orësh, Juventus bëri zyrtare transferime, dy mesfushorë me shumë klas, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, mbi të gjithë dy goditje me parametra zero. Në pritje që të mbyllet zyrtarisht edhe çështja De Ligt, drejtuesit e klubi bardhezi duhet të mendojnë dhe të shesin dikë, janë të detyruar ta bëjnë diçka të tillë për të qenë korrekt me rregullat e Fair Play financiar.

Bonucci 1133264
Bonucci 1133264

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, i sakrifikuari i parë mund të jetë Leonardo Bonucci, fundja kjo nuk do të ishte hera e parë që qendërmbrojtësi largohet nga Torino. Ai që mund të vë në jetë një tjetër “tradhti” nga ana e Bonuccit është as më shumë e as më pak por Pep Guardiola. Nuk është një sekret që Bonucci ka qenë dhe është një lojtar që pëlqehet shumë nga Guardiola. Pep u përpoq t’ia rrëmbente “Zonjës” mbrojtësin edhe në verën e vitit 2016.

Bonucci News
Bonucci News

Këtë herë ekziston një mundësi reale për ta bindur pasi me ardhjen e De Ligt, Bonucci mund të humbas rolin e titullarit në formacionin e Maurizio Sarrit. Nëse Bonucci vendos të largohet, Juventus nuk ka ndërmend ta ndaloj por fillimisht Man.City duhet të paguaj 50-60 milion euro. Kjo shifër nuk do të ishte aspak problem për “qytetarët”, në këtë pikë gjithçka varet nga vetë lojtari, i mbetet Bonuccit të vendos nëse dëshiron të largohet nga Torino për një aventurë të re apo të qëndroj e të sfidoj De Ligt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb