GJENEVË-I dërguari i OKB-së për bisedimet për paqen në Siri, Staffan de Mistura do të takohet sot me delegacionin e regjimit sirian në Gjenevë, në një përpjekje për hapjen e një kapitulli të ri negociatash mes palëve të përfshira në konfliktin sirian.

“Çështja reale që do të shqyrtohet është tranzicioni politik”, deklaroi De Mistura për stacionin televiziv panarab Al-Jazeera. Ai do të takohet gjithashtu edhe me delegacionin e opozitës, i quajtur ndryshe Këshilli i Lartë për Negociata (HCN).

“Nuk ka një plan “B”, nëse armëpushimi dhe negociatat në Gjenevë do të dështojnë. Plani i vetëm ”B” do të jetë rikthimi në luftë, që do të jetë më i rëndë se ajo çka është parë deri tani”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: