Daniele De Rosi, ish-kapiteni i Romës që kaloi gjysmën e botës për të veshur fanelën e Boka Juniorsit në fundin e karrierës së tij, ka folur për kanalin ESPN, teksa me të qeshur i ka vënë kapak argumentit të moshës, duke bërë një krahasim me mikun e tij Xhanluixhi Bufon, portieri 41-vjeçar i Juventusit.

“Unë i vjetër? Jo, i vjetër është Bufon, ai po është me të vërtetë plak. Unë isha akoma i ri kur fituam Botërorin në vitin 2006 në Gjermani. Shpesh flasim në grupin e ëhatsappit që kemi hapur ne pjesëmarrësit e atij botërori. Kam folur me Xhixhin për vendimin tim për të ardhur në Argjentinë. Ai është shumë i lumtur për mua dhe për zgjedhjen time”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb