Me Daniele De Rossin në krye të Romës ndryshojnë shumë edhe balancat brenda ekipit. Ndryshe nga Mourinho, De Rossi luan në mbrojtje me katër, për këtë arsye trajnerit të ri i duhet një anësor i ri në të majtë. Zgjedhja e tij dhe e stafit është Angelino i Leipzig, akordi me lojtarin dhe me klubin gjerman është gjetur, por përpara se të realizojnë këtë blerje, Roma është e detyruar të shes dikë.

Kkk
Kkk

I sakrifikuari i parë me sa duket është pikërisht Kumbulla, një lojtar për të cilin ka një interes të fortë nga shumë klube të Serie A dhe jo vetëm. Pas Empoli, Torino e Genona, në skenë ka dalë edhe Cremonese. Roma investoi 13,5 milionë euro, plus 3,5 bonuse për të marrë Kumbullën nga Verona, ndërsa tani po punojnë për ta larguar, për të përfituar nga kartoni i tij.

Kumbulla
Kumbulla

Problem është fakti se klubet e interesuara janë skeptikë pasi Kumbulla vjen nga një dëmtim i rëndë, fillimisht kërkojnë garanci, për këtë arsye po punohet për një huazim me detyrim blerje. Vetë lojtari është i bindur për t’u larguar, por ka një kusht, kërkon minuta për t’u rikthyer sa më shpejt në kushte optimale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb