Inatet e vjetra mes Dea Michelle dhe Luiz Ejllit duket se nuk harruar, pavarësisht se ka kaluar pothuajse 1 vit e gjysmë nga përfundimi i Big Brother Vip 3, ku ishin pjesëmarrës.

Ish-finalistja e BBV dhe blogerja e njohur ka reaguar pas dënimit me burg të rivalit të saj Luiz Ejllit, për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të Fatmir Abdurramanit, i dënuar për prostitucion në Itali.

Në një postim në InstaStory, Dea Michelle shkruan: “Paskemi pas lajme ne dt 10 po hiç mendja unë e zënë me eventin”, para se të shpërndante lajmin e dënimit të Luiz Ejllit.

“Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shtoi ish-banorja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: