Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e “Open” në News24 mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe kreut të Nismës Thurje, Endri Shabani. Gjatë diskutimit, tonet e larta dhe akuza të ashpra nuk munguan, duke arritur deri në fyerje personale.

Blushi sulmoi Shabanin, duke i thënë: “Po shpiken opozita të reja që nuk kanë asnjë votë. Boll ka duruar kjo shoqëri, duhet t’i çirret maska çdo hajduti. Ku i ke gjetur paratë ti për të mbjellë flokët?”

Shabani u përgjigj duke akuzuar Blushin se ky i fundit kishte konsumuar alkool. “Të vjen era alkool o Tedi. Burrave u bien flokët”, u përgjigj ai.

Por Blushi nuk hezitoi të përgjigjej me një tjetër goditje: “Ti je i vetmi në opozitë që të bie floku.”

Nga ana tjetër, Shabani reagoi duke thënë: “Kam ca vende që kam më shumë lesh se ç’duhet, do vish të më ndihmosh?” Kjo shkaktoi një reagim nga Blushi, i cili u shpreh: “Bëj testin e drogës, drogaxhi! Trego ku gjen paratë që ble shtëpi dhe që ke mbjellë flokët!”

Debati u intensifikua edhe më tej, kur Shabani nxorri një foto të ish-presidentit Ilir Meta, duke e akuzuar Blushin për lidhje me të dhe duke thënë: “Ja hajduti 700 mijë euro!”

Pjesë nga debati:

Blushi: Po shpiken opozita të reja që nuk kanë asnjë votë. Boll ka duruar kjo shoqëri, duhet t’i çirret maska çdo hajduti. Ku i ke gjetur paratë ti për të mbjellë flokët?

Shabani: Të vjen era alkool o Tedi

Blushi: A i ke mbjellë flokët?

Shabani: Burrave u bien flokët

Blushi: Ti je i vetmi në opozitë që të bie floku

Shabani: Kam ca vende që kam më shumë lesh se ç’duhet, do vish të më ndihmosh?

Lubonja: Duro o Endri!

Shabani: Po shiko çfarë muhabeti bën. Ky e ka eksperiencë nga Ilir Meta që njëherë e një kohë u shkonte shokëve nga mbrapa dhe shihte sa u ishte rritur mjekra apo flokët. Ti vjen era alkool, ke ardhur tapë në studio. Me të dehur nuk merrem dot.

Blushi: Unë e para nuk jam narkoman si ty, nuk jam i dehur si ty.

Shabani: Ja hajduti 700 mijë euro (nxjerr foton e Ilir Metës)

Blushi: Bëj testin e drogës, drogaxhi! Trego ku gjen paratë që ble shtëpi dhe që ke mbjellë flokët!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb