Kryetari i Grupit Parlamentar  të Partisë Demokratike, debatoi ashpër për buxhetin e parashikuar për vitin 2025 në pushtetin vendor.  Në komisionin e ligjeve, Gazment Bardhi,  tha se po diskriminohen bashkitë e vogla, ndërsa  qeveria financon vetëm bashkitë për projekte  korrupsioni. Këtu ai përmendi inceneratorin e Tiranës, incinerator që është vetëm në letra pasi fizikisht nuk ekziton dhe kompaninë 5D. Sipas tij   kjo nuk është një skemë e izoluar.

“Një nga shqetësime ka të bëje me faktin se kanalet vaditëse në zonat bujqësore rurale nuk pastrohen. Një  Bashki  e vogël nuk e ka kapacitetin të financoi projekte të tilla. Është e pamundur që një Kryetar Bashkie të ndjek edhe problematikat në qendrën e qytetit apo në një fshat të thellë. Kjo qoftë për shkak të largësisë por edhe për çështjet të mungesës së financave. Nga ana tjetër shoh që shumë fonde që vijnë nga transferta të pa kushtëzuara  përdoren për projekte që prokurojnë bashkitë. Rezulton dhe shembulli tipik është Bashkia e Tiranës. Merreshin fonde dhe i shpërndanin tek vetja  e vet. Pra i vidhnin. Kjo ishte kompania 5D.  Merreshin fondet vidheshin dhe punët nuk kryheshin. Bashkia Tiranë është symbol i këtij korrupsioni por nuk rezulton  një skemë e izoluar. Është konstatuar  në Tropojë, në Lezhë dhe në disa bashki të tjera. A e ka kryer qeveria një auditim për të parë se si abuzohet me këto para. Incenerator në Tiranë nuk ka, në Fier  nuk punon në Elbasan jo e jo. A do ishte më mirë të rishikoheshin këto kontrata. Pra po jepen para për një skemë korrupsioni. E dimë të gjithë pronarët e inceneratorëve janë në kërkim ndërkombëtarë”, tha Bardhi.

Ndërsa, deputeti socialist Toni Gogu deklaroi në Komision se qeveria ndodhet aty për hallet e qytetarëve.

Debati mes Gazment Bardhit dhe Toni Gogut:

Toni Gogu: Zoti Bardhi më ke koleg, të lutem më dëgjo. Shoqata e Bashkive që është sot prezente besoj se përfaqëson të gjitha bashkitë e vendit. Ju lutem, më dëgjoni, mos më ndërprisni. Unë jam shumë i interesuar që të dëgjoj problemet e bashkive dhe jo Shoqatën e Kryetarëve, se ajo i bie të jetë Shoqata e Mbrojtjes së Karrigeve. Jemi këtu për hallet e qytetarëve. Por me karriget ju keni zemërim patologjik. Kur të vijë Shoqata e Karrigeve do diskutojmë për hallet e karrigeve.

Gazment Bardhi: Respekto të zgjedhurit vendorë. Ik o Toni tani.

Toni Gogu: Kur dikush ka mendim ndryshe, ju e përjashtoni, këtë e dimë. Çfarë është kjo kulturë kështu?

Gazment Bardhi: Ju keni Shoqatën e Erion Veliajt të 5D.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb