Tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të opozitës parlamentare. Largimi nga tryeza i deputetëve të rinj ka revoltuar Rudina Hajdarin, e cila ka dalë nga salla duke iu kërkuar atyre të qëndrojnë.

Hajdari i është drejtuar deputetit Ralf Gjoni, duke i kërkuar të mos bëjë show politik, për të kthehet në tryezë. “Ralfi, mos bëj show politik, por hajde”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, gjatë largimit nga salla, teksa Myslim Murrizi iu kërkoi të pranishmëve të shkojnë të marrin votat e PD, Adriatik Alimadhi i kërkoi Rudina Hajdarit si bashkë-kryetare e Reformës Zgjedhore që të largohet nga tryeza dhe që votat e 39 deputetëve të opozitës në Kuvend të kushtëzohen me kodin e ri zgjedhor.

“Ju kërkoj të tërhiqemi nga ky takim dhe 39 deputetët të kushtëzojnë të gjitha lëvizjet derisa të marrë prioritet ndryshimi në kodin zgjedhor”, ka thënë Alimadhi.

Por, Rudina Hajdari nuk është bashkuar me ta, duke thënë se nëse do të largohen, do të sillen si PD. Sipas saj, kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do ta bojkotojnë sërish, do të fundosen. “Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikim, ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë”, është shprehur Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb