TIRANE– Dëshmitari kyç në gjyqin ndaj Kastriot Ismailajt, Romeo Kara ka dëshmuar sot në Gjykatë. Para togave të zeza, dëshmitari i mbrojtur ka deklaruar se Kastriot Ismailaj mashtroi në lidhjen e kontratës dhe ka bërë presion ndaj E.Mataj për të dëshmuar pro DIA­-s.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të forta gjatë seancës për Ismailajn, i cili akuzohet për përvetësim të padrejtë të 5 milionë eurove nga dy kontrata fiktive me OSHEE për mbledhjen e borxheve.

Debati ka qenë i ashpër mes të pandehurit Kastriot Ismailaj dhe dëshmitarit Romeo Kara, të cilit para pak iu vu në dispozicion edhe një eskortë, për shkak se ka marrë kërcënime.

Seanca e kaluar u shty pasi biznesmeni Ismailaj pretendonte se nuk dëgjonte mirë seancën, për shkak të xhamave të rinj të vendosur në Gjykatë në këndet e të pandehurve.

Drejtori i OSHEE, Romeo Karaj edhe ditë e sotme ishte në ruajtje nga 3 efektivë të forcave speciale të policisë, të pozicionuar në hyrje të Gjykatës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb