Është shoqëruar me debate të forta debati mes analistëve në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News 24. Analistët Arjan Vasjari dhe Arjon Sula janë përplasur në studio, teksa kanë diskutuar për krizën politike, 30 qershorin dhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për ta çdekretuar këtë ditë si datë zgjedhjes lokale.

Vasjari ka deklaruar se të gjitha dekretet e Presidentit, qofshin edhe yll me bisht, janë rrëzuar nga mazhoranca, që tregon se kjo mazhorancë nuk e pranon Ilir Metën.

Ndër të tjera, ai tha se i ka thënë edhe kryeministrit Edi Rama të mos shkojë në zgjedhje i vetëm, duke shtuar se Meta duhet ta kishte zgjidhur krizën, por nuk e bëri. Por, për analistin Sulo Presidenti nuk ka faj, duke shtuar se 30 qershori ishte një turp kombëtar.

Pjesë nga debati:
Arjan Vasjari: Fakti është që të gjitha dekretit e Presidentit, qofshin të gjitha yll me bisht, mazhoranca i ka rrëzuar. Kjo do të thotë se parimi i mirëbesimit institucional, që është themelor, ka rënë totalisht, që do të thotë se kjo mazhorancë nuk e pranon këtë President. Unë kam qenë nga ata njerëz që i kam thënë Edi Ramës që nuk duhet të shkosh vetëm në zgjedhje. Ia kam thënë kryeministrit. Jemi në një krizë dhe Presidenti duhet ta kishte zgjidhur, nuk e bëri, pra edhe Presidenti është pjesë e krizës dhe nuk e zgjidh dot.

Arjon Sulo: Unë flas me fakte, ti thua Meta është turp kombëtar, nuk e zgjidhi dot krizën. Turp është 30 qershori, por Meta nuk zgjidhi dot krizën.

Vasjari: Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, nuk kam interes as te PS, dhe as te PD. Djegia e mandateve ka qenë e strukturuar në kohë. Në shtator 2008, Berisha ka hedhur tezën e djegies së mandateve. Është e vështirë të besoj që Kryemadhi e ka ditur që do digjen mandatet.

Sulo: Pse ti mendon se një vendim politik bëhet sot për nesër?

Vasjari: Ilir Meta kishte të gjithë instrumentet në dorë për të mos lejuar djegien e mandateve.

Përparim Spahiu: Unë nuk shkoj te parlamenti që është zgjedhur nga Habilajt me shokë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb