TIRANË

Një debat i ri për Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit por edhe qëndrimit të gjyqtarit të Kushtetueses Besnik Muçi se nuk do të largohet nga zyra.


Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala teksa raportoi për vendimin e KPA-së. Sipas saj KPA ishte shumë e qartë se zoti Muçi duhet të largohet menjëherë nga Gjykata Kushtetuese, por nga ana tjetër subjekti i rivlerësimit tha se vendimi ka qenë për detyrën e tij si prokuror, ndërkohë që tashmë nuk është më i tillë.


“Kemi një debat të ri i cili pritet të hapet pas vendimit të KPA që vendosi të shkarkojë ish-prokurorin Muçi. Pavarësisht se KPA ishte shumë e qartë dhe se zoti Muçi duhet të largohet menjëherë nga Gjykata Kushtetuese, në fakt zoti Muçi deklaroi se nuk do të largohet nga zyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Ligji thotë se subjekti largohet për 15 vite nga sistemi gjyqësor. Por Muçi tha se KPA nuk kishte tagrin të shprehej për të për sa kohë ai nuk është më prokuror”, deklaroi Lala.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb