Lojtari i Romës, Gianluca Mancini mohoi të ketë patur pakënaqësi apo diskutime me trajnerin De Rossi, siç raportojnë mediat së fundmi.

“Unë kurrë nuk kam vënë në dyshim zgjedhjet e trajnerëve dhe nuk e kam ndërmend. Nuk ka pasur asnjë diskutim me trajnerin. Roma është një skuadër serioze dhe ne për të flasim me respekt. Jemi të zhgënjyer për këtë fillim sezoni, por jemi të bashkuar dhe të fokusuar për ndeshjen në Torino. Forza Roma”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb