Në emisionin Log. të moderatorit Endri Xhafo në News 24, u zhvillua një debat i fortë mes kandidatit për deputet të PD-së Belind Këlliçit, dhe analistit Fitim Zekthi.

Zekthi tha se ai ka qenë kundër Edi Ramës që në vitin 1998. Ndërsa, Këlliçi nga ana e tij deklaroi se ka dërguar disa kile dosje në SPAK dhe se ka dërguar njerëz në burg për abuzime me pushtetin.

Fitim Zekthi: Çfarë të bëj unë nuk e vendos ti. Unë, që kur Rama shkruante me Ardian Klosin, lutesha në xhami që Edi Rama të ikë, që më 1998., kur e kisha kuptuar se kush ishte.

Belind Këlliçi: Unë kam dërguar disa kile dosje në SPAK. Ti ke bërë shkrime gazetash, kurse unë kam hedhur firmën time në kallëzime dhe është dërguar një institucion në burg sot.

Fitim Zekthi: Lëre këtë arrogancë. Ndërhyre dhe më more fjalën. Unë do gëzohesha më shumë se ti po të ikë Rama. Në këtë studio, ka arrogancë. Belindi ndërhyn kur flas unë. Unë e di se llogari japin politikanët.

Belind Këlliçi: Po, lëri këto.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb