Studiuesi Ardit Bido dhe gazetari Stavri Marko janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” në News24 lidhur me vendimin për dënimin e Fredi Belerit.
Marko u shpreh se të gjithë provat ndaj Belerit janë falsifikime, duke theksuar se procesi gjyqësor ndaj tij është ndjekur nga disa dhoma evropiane.
Bido ka ndërhyrë duke thënë se ndër këto dhoma ishte dhe ajo e Greqisë, me Markon që ka pyetur nëse Bido e konsideron shtetin fqinj mik apo armik.
Marko ka vijuar duke e akuzuar Bidon si “kryetarin e gjithë propagandës kundër Greqisë”.
Sakaq, Bido ka theksuar se Beleri është dënuar më herët për përdhosje të simboleve kombëtare të vendit nga çdo hallkë gjyqësore e vendit.
Pjesë nga debati:
Marko: Të gjithë provat janë falsifikime. Janë shprehur të gjithë avokatët e Belerit dhe është bërë një studim thelbësor lidhur me procesin e Belerit. Është ndjekur nga dhomat evropiane.
Bido: Të Greqisë.
Marko: Or ti zotni si e konsideron Greqinë ti, vend mik apo armik?
Bido: Vend aleat.
Marko: Jo jo, mik apo armik.
Bido: Nuk ka armiq aleatë
Marko: Po ti je kryetari i gjithë propagandës kundër Greqisë?
Bido: Ku është kjo propaganda ime?
Marko: Ti bën propagandën ultra nacionaliste kundër Himarës, je një nëpunës i shtetit shqiptar dhe do përgjigjesh për ato që të pyesin qytetarët shqiptarë për atë detyrë. Ju jeni anëtar i akademisë së Athinës.
Bido: Jam bashkëpunëtor.
Marko: Pse keni shpërthyer në propagandë kundër Belerit?
Bido: Unë jam anëtar në shumë institute pasi jam studiues. Ai është një institucion studimor i shkëlqyer grek. Unë nuk jam anti-grek, unë flas kundër ultra-nacionalistëve grekë që duan të shpalosin shqiptarë si grekë, ata që djegin flamuj shqiptarë. Jam kundër Agimit të Artë, pse nuk e thua këtë ti që kam qenë në protestë.
Marko: Ai është shefi i propagandës së oligarkëve, përfaqëson oligarkët.
Bido: Mua nuk më gjen në asnjë darkë apo drekë me oligarkë, nuk i kam miq. Nuk më gjen kurrë.
Marko: Procesi ka qenë politik dhe është mbizotëruar nga fushata kundër Belerit, aspak nga ana teknike dhe juridike. Nga kjo pikëpamje, Beleri është një i burgosur politik, ka të njëjtat simptoma si burgosjet në kohën e Enverit.
Bido: Beleri është dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare të vendit nga çdo hallkë gjyqësore e këtij vendi.
Marko: Cilat janë simbolet kombëtare të Shqipërisë?
Bido: Mund të lexosh Kushtetutën.