Në emisionin Open në News 24 u diskutua masa e sigurisë e SPAK “detyrim paraqitje” e dhënë ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Gazetari Arion Sulo tha se proceset ndaj politikanëve opozitarë janë ndërhyrje në zgjedhje.

Ndërsa, gazetari Dritan Hila u shpreh se Berisha po tregohet pa dinjitet. Sipas tij, sharjet e Berishës kundrejt SPAK janë të ekzagjeruara. Për Hilën, Berishës i intereson zvarritja.

Dritan Hila: Berisha me fjalë merret. Edhe Berluskoni, kur u thirr nga gjykata, nuk bëri zë, por shkoi. Sali Berisha, sa herë që akuzohet, vetëm shan. Rri e bën shënime aty, si ata që shkruajnë te fleta e votimit, “nënën filanit”. Mendoj që Berishës i intereson kjo gjë, kjo lloj situate. Berisha duhet të mbajë një qëndrim dinjitoz, ka qenë president. Më ka ardhur keq kur u shpall non grata, por sillet në një mënyrë absurde. Nëse ke një akuzë, shko e përgjigjju akuzës. Berisha nuk tremb më njeri, nuk tremb as harabelat e lagjes, jo më të tremb njeri. Ke bërë gjithë ciklin, pse duhet të vijosh më. Berisha të ketë alternativë, nuk e përmend fare SPAK.

Auron Sulo: Po qe për politikan, nuk të del askush i bardhë. Politikanët në qeveri akuzohen për hajdutë për miliarda euro. Ne jemi shtet autokratik. Rama ka 22 vjet në pushtet, i lutej Metës për ngjala. Është ndërhyrje në zgjedhje, sepse SPAK nesër pyet Metën, ish-kryeministër, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, e pengon për zgjedhje, e degradon opozitën, i thua ke procesin Partizani, i thua ke këtë proces. “Detyrim paraqitje” është kur ke rrezik arratisje, do ikë Berisha?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: