Një debat u zhvillua në emisionin Open në News 24 në lidhje me hapjen e negociatave.

Analisti Arion Sulo tha se Shqipëria fatkeqësisht sot është larg Bashkimit Europian në standarde.

Hila nga ana e tij i tha Sulos se “nuk mund të bëhej më katolik se Papa” dhe të kritikonte, në një kohë që pranë tij ndodhet nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj. Sipas Hilës, Shqipëria ka probleme, por se problematikat nuk janë shkaktuar vetëm nga keqqeverisja.

Dritan Hila:  Situata në vend sa i përket rendit ka qenë më keq. Më përpara të vidhnin makinën.

Arion Sulo: Jemi larg BE-së.

Dritan Hila: Ne kemi probleme. Ka probleme, por nuk janë probleme që vijnë vetëm nga keqqeverisja. Kemi probleme me startin ekonomik nga vijmë. Mos u bëj më katolik se Papa, ti ke Agron Gjekmarkajn pranë dhe nuk po flet kaq shumë.

Arion Sulo: Problemi është tek qeveria Rama. Një përfaqësues ndërkombëtar thoshte që mjafton të dalësh nëpër Tiranë dhe kupton se ku jeton.

Dritan Hila: Unë mendoj se është arritje e madhe. Transparenca në prokurimet publike është e rëndësishme, që të goditet korrupsioni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb