Në rubrikën Opinion në News 24 u diskutua për punën e Këshillit Bashkiak në Tiranë, mes këshilltarit socialist Halit Valteri dhe këshilltarit demokrat Ilir Alimehmeti.

Alimehmeti deklaroi se asnjë sektor nuk është realizuar 100 përqind. Valteri nga ana e tij tha se është më mirë mos të realizohen investimet sesa të vidhet.

Halit Valteri: Opozita nuk funksionon siç duhet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Opozita në Këshillin Bashkiak ka mision politik.

Ilir Alimehmeti: Opozita ka kërkuar llogari se ku shkojnë paratë që paguhen në format e taksave. Kemi kërkuar mbledhje për inceneratorët dhe për kompanitë 5D. Shumica në Këshillin Bashkiak të Tiranës të shikojë paratë që vidhen. Buxheti i Bashkisë është realizuar 44 përqind, mbështetja për ata që janë në ndihmë ekonomike 40 përqind, shpenzimet për investime janë realizuar 26 përqind. Asnjë sektor nuk është realizuar 100 përqind. Nëse realizimet nuk janë bërë, të ulen taksat. Po ikin drejtorët një nga një në burg.

Halit Valteri: Është gjë e mirë kur nuk realizohen investimet 100 përqind. Paratë nuk janë vjedhur. Nëse një investim nuk është bërë, atëherë paratë janë aty. Më mirë mos realizohen investimet, sesa të vidhet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb