Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në parlamentin e Shqipërisë.
Nënkryetari i Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Plarent Ndreca tha se Ina Zhupa dhe Albana Vokshi po bëjnë propagandën e PD në Komision.
Ndërsa, Zhupa tha se koha e maxhorancës ka përfunduar. Vokshi paralajmëroi Ndrecën se do e përjashtojë nga salla.
Ina Zhupa: Shëndetësia sot është në ditën më të zezë.
Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?
Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.
Albana Vokshi: Unë jam kryetarja këtu.
Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.
Albana Vokshi: Ty të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.
Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.
(Balkanweb)