LUSHNJE

Pas vendimit për të shkarkuar nga radhët e partisë Myslim Murrizin që nuk dorëzoi mandatin e deputetit, të dërguarit e PD në Lushnjë i komunikuan degës lokale shkarkimin e Myslim Murrizit si kryetar. Në mbledhjen e strukturave të PD në Lushnje dje në mesdite ishin të pranishëm deputeti i qarkut Enkelejd Alibeaj dhe sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi.

Në mbledhje pati debate se si do të riorganizohet tashmë kjo degë e PD pas shkarkimit të Murrizit. Gjatë një prononcimi për median pas mbledhjes Alibeaj u shpreh se dega e PD në Lushnje dhe në Divjakë do të drejtohet në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e kryesisë.

Shkarkimi nga PD i deputetit Myslim Murrizi erdhi pasi ai doli kundër vendimit të grupit për të djegur mandatin e deputetit. Tani Myslim Murrizi është deputet i Kuvendit, por nuk përfaqëson në të, Partinë Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb