Në Gjermani vazhdon debati për strehimin e refugjatëve, numri i të cilëve është gjithnjë e në rritje. Ndërkohë që kryeministri bavarez, Seehofer nuk përjashton ngritjen e çadrave për refugjatët nga Shqipëria e Kosova, socialdemokratët po mbështesin idenë e shpalljes së dy vendeve si vende të sigurta origjine.
Deutche welle” shkruan se kreu i ri i Bremenit, Carsten Sieling e përshkroi gjendjen në Bremen e fjalët “edhe ne jemi pranë ngritjes së çadrave”.

“Deucthe Welle” thekson se një pikë e nxehtë debati janë sidomos azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria Kosova e vende të tjera të Ballkanit. Kryeministri i qytet-shtetit të Bremenit, Carsten Sieling e refuzoi të martën një kthim të shpejtë të azilkërkuesve nga Ballkani duke theksuar se është për masa, por jo për ato të kthimit”. Ndër refugjatët ka edhe forca pune mjaft të kualifikuara, thotë Sieling, dhe pikërisht këtyre iu duhet lehtësuar integrimi.
Por Sieling kundërshtimet i gjen tek radhët e partisë së vet. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil kërkon një kthim të shpejtë të azilkërkuesve që iu refuzohet pranimi. Ai tha se kjo do të ndikonte në lehtësimin e gjendjes në shumë komuna, që ndodhen në limitet e mundshme. Gjermania duhet të kthejë me konsekuencë ata azilantë që nuk kanë asnjë arsye për azil, tha ai. Për kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova angazhohet sidomos landi bavarez.

Në takimin e kabinetit qeveritar bavarez u kërkuan “masa rigoroze” për refugjatët që vijnë nga Ballkani, ndërsa u vendos ngritja e dy qendrave të pranimit për ata nga Shqipëria e Kosova e Mali i Zi, të cilët kanë shumë pak shanse” për njohjen e azilit. Vetëm në qershor në Gjermani u paraqitën 35.500 kërkesa për azil, një rritje prej 36%. Vendet kryesore të ardhjes së refugjatëve në këtë listë janë Siria, Shqipëria dhe Serbia.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: